AFAM ka kënaqësinë të njoftojë se është bërë firmë e pavarur anëtare e PrimeGlobal, shoqatës globale të firmave të pavarura këshilluese dhe kontabiliteti.

Një kapitull i ri me shtrirje globale

PrimeGlobal e ka mirëpritur AFAM si firmën e saj më të re anëtare në rajonin EMEA. Ky hap e lidh përvojën tonë në tregun e Kosovës me një komunitet ndërkombëtar ku firmat ndajnë njohuri, praktika profesionale dhe mundësi bashkëpunimi.

Për ekipin tonë, anëtarësimi krijon hapësirë të re për zhvillim profesional, mësim të vazhdueshëm dhe shkëmbim të ekspertizës me kolegë nga tregje të ndryshme.

Çfarë do të thotë kjo për klientët tanë?

AFAM vazhdon të ofrojë të njëjtën qasje të afërt dhe praktike, tani me mundësi më të gjera për të bashkëpunuar me firma të tjera anëtare kur nevojat e klientëve shtrihen përtej tregut lokal.

Kjo është veçanërisht e rëndësishme për bizneset që po eksplorojnë tregje të reja, struktura ndërkombëtare apo çështje financiare dhe tatimore që kërkojnë njohuri nga më shumë se një juridiksion.

Të pavarur lokalisht, të lidhur globalisht

AFAM mbetet firmë e pavarur, me përgjegjësi të drejtpërdrejtë ndaj klientëve dhe me njohje të thellë të kontekstit vendor. Anëtarësimi në PrimeGlobal na mundëson ta plotësojmë këtë ekspertizë lokale me lidhje dhe perspektiva ndërkombëtare.

Lexoni njoftimin zyrtar të PrimeGlobal.