Shërbimet

Shërbime të ndërtuara mbi saktësi, besueshmëri dhe partneritet.

AFAM ofron shërbime të integruara në kontabilitet, tatime, këshillim biznesi dhe mbështetje administrative për kompani vendore dhe ndërkombëtare. Me mbi një dekadë përvojë dhe si anëtar i rrjetit ndërkombëtar PrimeGlobal, ne kombinojmë ekspertizën vendore me standarde profesionale për t'i ndihmuar klientët të veprojnë me siguri, të menaxhojnë rreziqet dhe të marrin vendime të informuara.

01

Shërbime Kontabiliteti

Ne ndihmojmë bizneset të krijojnë procese financiare të sakta, të strukturuara dhe në përputhje me kërkesat ligjore dhe standardet profesionale. Shërbimet tona mbulojnë si menaxhimin e plotë të funksionit të kontabilitetit, ashtu edhe mbështetjen dhe rishikimin e proceseve financiare të ekipeve të brendshme.

Çfarë përfshin

  • Regjistrimin e faturave, ekstrakteve bankare dhe arkës.
  • Përgatitjen dhe mirëmbajtjen e regjistrit të mjeteve themelore.
  • Rishikimin e regjistrimeve sipas standardeve të aplikueshme të kontabilitetit.
  • Përshtatjen ndaj ndryshimeve në legjislacionin kontabël dhe tatimor.

02

Deklarimet dhe Këshilla Tatimore

Mbështesim klientët në përmbushjen e obligimeve tatimore dhe në menaxhimin e çështjeve komplekse fiskale. Qasja jonë kombinon pajtueshmërinë ligjore me këshillimin strategjik për të minimizuar rreziqet dhe për të rritur sigurinë në vendimmarrje.

Çfarë përfshin

  • Tatimin mbi të ardhurat personale dhe kontributet pensionale.
  • Tatimin e mbajtur në burim.
  • Tatimin mbi fitimin dhe deklaratat vjetore.
  • Auditime tatimore, Due Diligence dhe rishikime fiskale.
  • Analizimin e kontratave nga perspektiva tatimore.

03

Shërbimet e Transferimit të Çmimeve (Transfer Pricing)

Për kompanitë që operojnë midis palëve të ndërlidhura, ne ofrojmë konsulencë të specializuar për të përmbushur kërkesat e legjislacionit tatimor vendas dhe ndërkombëtar.

Çfarë përfshin

  • Përgatitjen e dokumentacionit të transferimit të çmimit.
  • Planifikimin strategjik të transferimit të çmimeve.
  • Vlerësimin e duhur të çmimit të transferimit.
  • Ndihmën e përgjithshme tatimore ndërkombëtare.

04

Employer of Record (EOR) & Shërbimet Financiare

Ndihmojmë kompanitë vendore dhe ndërkombëtare të menaxhojnë në mënyrë efikase aspektet administrative, financiare dhe të burimeve njerëzore. Përmes shërbimit EOR, bizneset mund të punësojnë talentë në Kosovë pa krijuar një subjekt juridik lokal.

Çfarë përfshin

  • Kalkulimin dhe procesimin e pagave mujore (Payroll).
  • Menaxhimin e plotë të kontratave dhe burimeve njerëzore (HR).
  • Shndërrimin e të dhënave të zakonshme financiare në instrumente efikase për zhvillim.

05

Regjistrimi i Bizneseve & Shërbimet për të Huaj (Asistenca Administrative)

Lehtësojmë procesin e themelimit dhe operimit të bizneseve në Kosovë duke ofruar mbështetje praktike dhe administrative në çdo hap.

Çfarë përfshin

  • Regjistrimin e kompanive në ARBK.
  • Hapjen e llogarive bankare biznesore.
  • Mbështetje për leje pune dhe leje qëndrimi.
  • Asistencë për investitorë dhe kompani të huaja që hyjnë në tregun e Kosovës.

06

Riorganizimi i Biznesit dhe Konsulencë për Investime

Ndihmojmë bizneset të ndërtojnë struktura më efikase, procese më të kontrolluara dhe vendime investuese më të informuara për rritje afatgjatë.

Çfarë përfshin

  • Ristrukturimin organizativ dhe operacional.
  • Hartimin e procedurave dhe kontrolleve të brendshme.
  • Implementimin e sistemeve financiare dhe të raportimit.
  • Analizimin dhe vlerësimin e investimeve.

07

Bashkëpunimi Juridik dhe Shërbimet Ligjore

Për të ofruar një proces të vazhdueshëm dhe të sigurt të biznesit duke eliminuar rreziqet ligjore, AFAM ofron shërbime këshillimore në përputhshmëri me ligjin. Për çështje të specializuara juridike, ne kemi bashkëpunim të ngushtë me shoqëri juridike dhe avokatë me përvojë në Kosovë, duke ju garantuar interpretime të sakta ligjore për të cilat biznesi juaj ka nevojë çdo ditë.

08

Shërbime për Adresë të Regjistruar të Biznesit

Ofrojmë adresë të regjistruar për kompani që nuk kanë nevojë për hapësirë fizike zyre. Qoftë për themelimin e një biznesi të ri apo për sigurimin e një adrese zyrtare në Kosovë, kjo zgjidhje ofron fleksibilitet, prakticitet dhe përputhshmëri me kërkesat administrative.

Çfarë përfshin

  • Adresë zyrtare për regjistrimin e biznesit.
  • Pranim dhe njoftim për korrespondencën.
  • Mbështetje administrative sipas nevojës.
  • Zgjidhje fleksibile për kompani vendore dhe ndërkombëtare.

Hapi i ardhshëm

Zgjidhja e duhur fillon këtu.

Gjeni mbështetjen profesionale që i nevojitet biznesit tuaj për të ecur përpara me siguri.

Na kontaktoni