
Shumë flitet për hyrjen në fuqi të Ligjit për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, por le t’i kthejmë fjalët në shifra konkrete.
Ligji parasheh një kontribut total prej 7% të pagës bruto, i cili ndahet 50/50 mes dy palëve:
- 3.5% paguhet nga punëdhënësi, si kosto shtesë mbi pagën bruto.
- 3.5% ndalohet nga paga e punëmarrësit.
Shembulli: Paga bruto 500.00 €
1. Sa është paga neto sot, para sigurimit shëndetësor?
- Kontributi pensional (5%): 25.00 €
- Baza e tatueshme: 475.00 €
- Tatimi në pagë (TAP): 18.50 €
- Paga neto tani: 456.50 €
2. Sa do të jetë paga neto pas aplikimit të sigurimit shëndetësor?
- Kontributi pensional (5%): 25.00 €
- Sigurimi shëndetësor (3.5%): 17.50 €
- Baza e re e tatueshme: 457.50 €, duke supozuar se kontributi zbritet nga baza sikurse pensioni.
- Tatimi i ri në pagë (TAP): 16.75 €
- Paga neto e re: 440.75 €
Çfarë do të thotë kjo në praktikë?
- Për punëtorin: paga neto mujore zvogëlohet për 15.75 €, pasi ulja e tatimit e zbut pjesërisht ndalesën prej 17.50 € për sigurimin.
- Për biznesin: kostoja totale për këtë punëtor rritet për 17.50 € shtesë në muaj, vlerë e cila duhet të parashihet saktë në buxhetet operative.
#Accounting · #Kosovo · #Finance · #Payroll · #SigurimiShendetesor · #ACCA · #BusinessStrategy · #Taxation
