Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka funksionalizuar një modul të ri elektronik, i cili kërkon nga të gjithë punëdhënësit të plotësojnë dhe të deklarojnë të dhënat e detajuara për të gjithë punëtorët që aktualisht i kanë në marrëdhënie pune.

Ky proces bazohet në Ligjin Nr. 08/L-257 për Administrimin e Procedurave Tatimore (Neni 43, paragrafi 5).

Afati i fundit

Obligimi duhet të përmbushet më së largu deri më 31 tetor 2026.

Çfarë të dhënash specifike kërkohen në formular?

  • Data e fillimit dhe e ndërprerjes së punës, sipas rastit.
  • Orari i punës, i plotë apo i pjesshëm.
  • Niveli i shkollimit, profesioni dhe pozita e punës.

Këshillë profesionale

Rekomandohet që ky proces të mos lihet për ditët e fundit, në mënyrë që të dhënat të verifikohen me saktësi sipas gjendjes faktike. Gjithashtu, punëdhënësit janë të obliguar që të bëjnë përditësimin e këtyre të dhënave në EDI sa herë që ka ndryshime në të ardhmen. Për ndihmë praktike, brenda dritares së EDI-t mund të shfrytëzoni edhe udhëzuesin zyrtar të ATK-së.

Nëse keni nevojë për rishikim të dokumentacionit të stafit apo mbështetje profesionale për të siguruar përputhshmërinë e plotë ligjore të biznesit tuaj, ju ftojmë të na kontaktoni.

#Kosovo · #Tax · #ATK · #EDI · #BusinessKosovo · #TaxConsultant · #HumanResources · #Kosova